Vetëm pas 8 ditësh kërkimesh, është gjetur këtë pasdite trupi i pajetë i 63 vjeçarit Sefedin Lleshi nga fshati Rrethe – Kale në Dibër.

Familjarët dhe policia po e kërkonin atë prej një jave, duke bërë në këmbë gjithë vijën e bregut të Lumit Drin, deri në Kukës. Por pikasja e tij është bërë këtë të mërkurë në vendin e quajtur Zall – Dardhë.

63 vjeçari Sefedin Lleshi dyshohet se është mbytur në ujërat e Drinit, pasi ka rënë në të bashkë me kalin e tij. Ndërkohë ky i fundit është kthyer në banesë i lagur dhe i gjakosur e kjo ka bërë që familjarët t’i përqendronin kërkimet vetëm përgjatë lumit, por uji e ka nxjerrë trupin e pajetë të tij këtë pasdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *