Subscribe

Tre dite përpara zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Dibrës, situata është tensionuar. Mbrëmjen e së enjtes, Partia Socialiste denoncoi dhunimin nga militantet e PD-së, te administratorit të njësisë Tomin, 56-vjeçarit Nuri Meda. Sipas PS, Meda kishte zbuluar se disa militantë të PD me në krye Dritan Selishtën dhe grupin e koordinuar nga Agron Kuliçi, ishin duke shpërndarë para për të blerë vota. Por Partia Demokratike ka hedhur poshtë akuzat. Sipas opozitës, 56-vjeçari Nuri Meda është kapur nga banorë të zonës duke shpërndarë para.
Nuri Meda i kapur sonte, duke shpërndarë para në këmbim të votës në Dibër, është shkarkuar dy muaj më parë nga detyra e administratorit të Tominit, për korrupsion. Por një muaj me pas, i shkarkuari për korrupsion rikthehet në detyrë kësaj radhe si përfaqësues i PDIU. Meda ndodhet aktualisht ne spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Dritan Selishta është shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *