I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka dkelaruar se palët do të takohen më 27 qershor në Washington.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai paralajmëroi se nëse palët janë të pakënaqura nga diskutimet e 27 qershorit, ato do të ktehen në “status quo” pasi të largohen nga Uashingtoni.

“Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut. Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë me rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, shkruan Grenell.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka përshëndetur këtë deklaratë, ku shkruan se udhëheqja amerikane ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *