E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dhunoi për vdekje gruan në Itali, autoritetet publikojnë foton e shqiptarit

Autoritetet italiane kanë publikuar foton e shqiptarit Nazif Muslija, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Sadjide Muslija.

49-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut u gjet e pajetë në banesën e saj në  provincën e Ankonës, Itali.

Reklamë

Dyshohet se ajo është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti. Alarmi u dha nga punëdhënësi i Sadjije Muslijas, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë.  Policia ndërhyri në banesë, ku e gjeti të shtrirë në shtrat, me shenja dhune.

50-vjeçari ishte arrestuar edhe në prill pas një episodi tjetër të rëndë dhune.

Ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë