Dhuna ndaj mjekut në Mirditë, policia nis hetimet, çfarë dyshohet

Policia ka dhënë informacion paraprak për dhunimin e mjekut Martin Prenga, i cili u sulmua paraditen e sotme në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 08:30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë nisën hetimet pas marrjes së informacionit për dhunimin e një shtetasi.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se mjeku 50-vjeçar është dhunuar fizikisht gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia thekson se, deri në këtë fazë të hetimeve, ngjarja nuk dyshohet të ketë lidhje me profesionin e tij.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.
/vizionplus.tv




