Subscribe

Policia e Korcës dorëzoi nje kallezim pranë prokurorisë së këtij rrethi në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Skenderbeu-Partizani ku tifozë të dyja ekipeve u futën në fushë dhe sulmuan njeri tjetrin megurë e sende të forta.

 

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, forcat e rendit shprehen se po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve ndërsa element me rëndësi është përdorimi i pamjeve filmike për të hedhur më shumë drite mbi këto incidente.

 

Ndonëse në komunikaten e policisë flitet për vetëm 3 tifozë të plagosur, në fakt burime te vizion plus bëjnë të ditur se në total numri i të lënduarve nga përleshjet e së premtes është 7 persona, mes tyre 4 policë private.

 

Nderkohe FSHFne reagimin e saj premton se gjithacka do të analizohet me detaje e me pas do merret vendimi.

 

Incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi përsa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to. Tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohëshme dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume.

 

Dhuna në stadium ka nisur në minutën e 72 të takimit kur dy tifozeritë fillimisht janë goditur me sende të forta dhe gurë në distancë e më pas gjithccka ka dalë jashtë kontrollit kur tifozët kanë zbritur në pistë dhe janë konfliktuar fizikisht mes tyre dhe me policinë private  e cila u gjend e papërgatitur. Vetëm ndërhyrja e FNSH-se normalizoi situatën dhe për rrjedhojë solli rinisjen e sfides që u mbyll me fitoren 1 me 0 të korcareve me një gol të shënuar në shtese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *