Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e quan kryeministrin Edi Rama një gënjeshtar të pafytyrë që përpiqet të fshehë kokën sa herë kapet në flagrancë, duke iu referuar zgjerimit të Greqisë me 12 milje.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryedemokrati shkruan se çështja e detit është matrapazlliku i fundit i Ramës.

Sipas tij, Rama bëri të njëjtën gjë edhe me Kosovën, duke shtuar se pafytyrësia e tij arriti deri aty sa marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ta konsideronte si marrëveshje për të cilën kishin rënë dakord që në fillim me Vuçiç.

“Rama eshte nje genjeshtar i pafytyre qe perdridhet e perpiqet te fshehe koken si struci sa here kapet ne flagrance me matrapazlliqet e tij. Kjo eshte faktuar me se nje here, matrapazlliku me detin eshte vetem rasti me i fundit. Doli fillimisht e deklaroi se “eshte e drejte e Greqise te zgjerohet me 12 milje”, ndersa dje e pame se si perdridhej me ato batutat e tij te lodhura! “Nuk ka ku te zgjerohet Greqia 12 milje” deklaroi nder te tjera. Po pse nje jave me pare kishte ku shtrihej Greqia e sot nuk paska me ku te shtrihet ?! Cfare ndryshoi ?! Se “deti aty eshte nuk leviz” ( keshtu ironizoi Rama dje). Atehere cfare ndryshoi qe e beri Ramen te perdridhet? Vetem fakti qe ceshtja mori permasat e skandalit e matrapazi u kap dhe nje here ne flagrance. Atehere kur edhe Pashai i tij ( Myslymi) u detyrua te dale publikisht e te pranoje se “harta e paraqitur eshte rrezuar qe ne 2010 nga GJK”. Shqiptaret “ja kane marre doren” matrapazlliqeve e perdredhjeve te Rames madje qe ne fillimet e tij politike. A nuk beri te njejten gje me Kosoven? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lane te genjente gjate. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton ; Jo vetem qe ndarja e Kosoves ishte shtruar per diskutim po dhe “meriten” e propozimit , Vucic ja la Edvin Rames. Por kjo nuk e pengoi qe me pafytyresine tipike te tij , dje ne sallen e Parlamentit , te arrinte deri aty sa marreveshjen e nenshkruar ne Washington ta konsideronte si marreveshjen per te cilen paskesh qene dakort qe ne fillim ky e Vucic, kurse ata qe i dogjen ne dore ndarjen e Kosoves , thjesht e paskan vonuar marreveshjen…Krejt i pafytyre, po i dale boje nderkohe. Shqiptaret , kudo qe jetojne e dijne mire se Rama eshte nje matrapaz qe per pushtetin dhe interesat e tij shet cdo gje!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *