Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet:...

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më seriozë se...

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i...

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë persona evakuohen...

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT: Nuk është...

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit,...

DETAJET/ Ku fokusohet padia e Rea Xhillarit për Berishën dhe 6 deputetët e PD

11 Korrik 07:00

Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari ka kallëzuar ditën e djeshme për shpifje në Gjykatën e Tiranës ish kryeministrin Sali Berisha dhe 6 deputetë të tjerë demokratë. Më konkretisht, të paditur janë Luan Baçi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Por detaje të reja janë zbardhur nga aktpadia e Xhillarit, emri i të cilës është përmendur nga Berisha dhe deputetët e tij si përfituese e tenderave publikë.

Lexo edhe :

Related Posts

"Thjeshtra e Ramës fitoi tendera"/ Berisha: Rea Xhillari mori miliona ndaj kryeministri po pengon komisionet hetimore

Duke i konsideruar këto deklarata si shpifje, Rea Xhillari kërkon dëmshpërblim me vlerën 35 milionë lekë të vjetra për dëmin që i kanë shkaktuar.

Ajo shpjegon se përse tani e ndërmerr këtë hap duke i adresuar shpifjet në gjykatë, pas akuzave që janë drejtuar ndaj saj gjatë 8 viteve të fundit.

“Në këto 8 vite, kam gjykuar që shpifjet publike ndaj meje, të konsumuara nga ana e përgojuesit tim në terrenin politik e publik, nuk meritojnë përfshirjen time. Kjo sepse së pari, nuk kam zgjedhur politikën si fushë të interesit tim dhe nuk jam jo vetëm faktor i drejtëpërdrejtë, po as i tërthortë i debatit politik. Së dyti, sepse Sali Berisha është shpallur “shpifës” me vendim gjykate në shumë raste dhe më është dukur sikur durimi ishte më i arsyeshëm se sa denoncimi i një personazhi që shpifjen e ka natyrë të dytë. Së fundi, sepse ky personazh nuk ka pushuar së shënjestruari, godituri dhe përbalturi nënën time, Linda Ramën, nga momenti që ajo zgjodhi të ishte bashkëshorte e Edi Ramës. Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik”, thuhet në padinë e Rea Xhillarit.

Demokratët e akuzojnë vajzën e Linda Ramës se ka përfituar tendera publikë nëpërmjet subjektit tregtar “51N4E”, një studio arkitekture me qendër në Bruksel dhe sipas tyre Xhillari ka qenë pjesë e stafit dhe bashkëpunëtore për shumë vite e kësaj kompanie. Po ashtu, sipas opozitës ka përfituar tendera nëpërmjet subjektit tregtar “I RI” sh.p.k., bashkëthemeluar nga G*** A*****. Por të gjitha këto deklarata janë të rreme sipas Xhillarit, teksa shton se deklarata të tilla  janë një ndërhyrje kriminale në jetën e saj dhe i shërbejnë qëllimit të denigrimit pa asnjë provë të figurës së saj personale.

Xhillari thekson në akt padi se në shtator 2011, kur kompania që ajo akuzohet ka pranuar kërkesën e saj për praktikën mësimore, Edi Rama në atë moment nuk mbante asnjë funksion zyrtar ndërsa ajo ishte thjesht një studente. Më tej, ajo nënvizon se marrëdhëniet kontraktuale me studion e projektimit 51N4E janë mbyllur plotësisht në vitin 2012.

“Për të kryer Praktikën time Mësimore (apo Stazhin), kam aplikuar në studion e projektimit 51N4E në Belgjikë. Aplikimit tim për t’u pranuar si studente praktikante për një periudhë 9 mujore, kjo studio i është përgjigjur pozitivisht në Shtator të vitit 2011 Nënvizoj se Edi Rama në atë moment nuk mbante asnjë funksion zyrtar ndërsa unë isha thjesht një studente”, thuhet në akt padinë e Rea Xhillarit.

Padia në Gjykatën e Tiranës është dorëzuar nga përfaqësuesi i saj ligjor./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha Gjykata e Tiranes Padi PD rea xhillari

Nga e njëjta kategori

Shuhet zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë, autoritetet vijojnë monitorimin e zonës

më shumë...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet: Po ruajmë një vepër të vyer të trashëgimisë

më shumë...

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, çfarë ndodh me temperaturat sot

më shumë...

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe armë zjarri, policia në kërkim të autorëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:11

Shuhet zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë,...

10:06

Telashe për Diddy-n në burg, reperi përfundon...

9:35

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit...

9:18

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen...

8:36

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama...

8:24

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më...

8:15

Horoskopi i së shtunës: Një shenjë tërheq...

8:12

Mot i kthjellët në të gjithë vendin,...

10:44

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe...

10:36

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet...

10:04

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë...

9:39

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

9:30

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

9:16

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT:...

9:05

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

9:00

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

8:44

Këto janë sinjalet që trupi ju jep...

8:07

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin...

7:33

Grabitje me armë në një bankë në...

7:30

Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në...

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • Policia dhe RENEA prej më shumë se 5 orësh negociata, autori...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.