Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Dështon konstituimi i Kuvendit, opozita voton kundër verifikimit të mandateve, Kurti akuzon: Sulm kundër Republikës!

15 Prill 13:53

Verifikimi i mandateve nuk është bërë i mundur sot, duke çuar në ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës konstituive të parlamentit, Avni Dehari, tha se do të njoftojë presidenten Osmani për situatën e krijuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet (DOKUMENTI)

“Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme. 52 deputetë pro , 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të Përkohshëm nuk kalon. Në këto rrethana detyrohem ta ndërpresin seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen”, tha ai.  

Ndërkohë  kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit aktual të Kuvendit Glauk Konjufca, bëri të ditur dorëheqjen.

“Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisjes sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar”, thuhej në letrën e kryeministrit Kurti.

Por sipas liderëve të opozitës Kurti është në shkelje të Kushtetutës dhe kjo sipas tyre është  arsyeja që PDK, LDK dhe AAK  votuan kundër certifikimit të mandateve.

“Aktualisht në të njëjtën kohë që nga kryeministri Kurti e të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë po tentojnë që të mbajnë edhe pozitë ekzekutive e edhe legjislative, që ua ndalon Kushtetuta e Kosovës. Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të behësh deputetët nëse je në pozicion ekzekutiv”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ky është episod i errët në demokracinë parlamentare. Nuk mund të jesh edhe deputet edhe kryeministër e edhe ministër. Një njeri që jep dorëheqje  nuk vazhdon punën si kryeministër I Kosovës. LDK mbështet nëse deputetët janë vetëm deputet”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Por kryeministri në detyrë Albin Kurti e quajti “sulm brendainstitucional kundër Republikës së Kosovës” mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë”, tha Kurti.

Kjo situatë bën që Kosova të vijojë të jetë në një kaos politik, ndërsa bëhet edhe më i vështirë krijimi i institucioneve të reja të  vendit./vizionplus.tv

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
Albin Kurti kosove

Nga e njëjta kategori

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

më shumë...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në Korçë (EMRI-FOTO)

më shumë...

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori

më shumë...

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin shokë fëmijërie, 20-vjeçarit iu gjet një thikë në dorë (DETAJE TË REJA)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:38

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi...

11:13

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

10:54

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë,...

10:47

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në...

10:33

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK,...

10:29

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për...

10:14

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.