Mbledhja prej 3 oresh e keshillit politik nuk arriti te prodhoje asnje shenje kompromisi mes mazhorances dhe opozites.

Palet ruajten te njejtat qendrime ne lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor; opozita duke kembengulur qe ligji themeltar i shtetit te ruaje koalicionet dhe te garantoje hapjen e plote te listave te kandiateve per deputet; ndersa mazhoranca duke mbrojtur amendamentet aktuale kushtetuese

OERD BYLYKBASHI

NEGOCIATOR, PD

“Partia Socialiste nuk ka ndryshuar asnjë centimetër pozicionin e saj, të veprimit të njëanshëm dhe ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës.  E bëmë të qartë siç e kemi bërë të qartë më përpara që janë veprime që do të prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit.”

Sipas socialisteve amendamentet kushtetuese nuk perjashtojne koalicionet, qe jane shqetesimi kryesor i opozites.

Opozita ka kembengulur ne ruajtjen e koalicionit ne formen aktuale, duke vene ne dukje se ne 17 vjet ky model nuk ka sjelle asnje problem dhe OSBE-ODIHR apo Komisioni i Venecias nuk ka bere asnje rekomandim per kete ceshtje. Ndersa mazhoranca ka ofruar si shenje kompromisi qe ne momentin qe do te ndryshoje kodi opozita te sjelle nje model qe aplikojne vendet anetare te OSBE.”

OERD BYLYKBASHI

“Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshime të njëanshme, të hartohet një amendament i përbashkët në lidhje me hapjen e listave dhe pa prekur asgjë tjetër në Kushtetutë dhe këtë ta bëjmë me ekspertizën ndërkombëtare.

 Për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur dhe përtej lojrave diabolike të Edi Ramës dhe të maxhorancës, ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore në këtë Kod Zgjedhor të jenë bashkë dhe t’i çohen parlamentit në mënyrë që të jetë çdo gjë e qartë.”

Koalicionet jane ceshtja kryesore qe mban peng kompromisin mes shumices e opozites. Koalicionet ku secila parti garon me listen e saj te kandidateve i ka dhene fitoren PD ne dy pale zgjedhje, per kete arsye ajo e futi ne Kushtetute ne 2008 e synon ta ruaje sot. Por socialistet argumentojne se ky model nuk perputhet me listat e hapura duke sugjeruar koalicionin me liste unike. Nese partite garojne pa koalicione, e avantazhuar eshte Partia Socialiste, e cila ka dale force e pare ne dy dekadat e fundit e nese ruan kete pozicion ajo merr te drejten e para te krijoje qeverine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *