E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Video · Bota

Dëshmitë nga zona e luftës/ Gazetari armen për “Vizion Plus”: Mes viktimave, edhe fëmijë

Lufta me artileri të rënde është një realitet që duket i largët, por fatkeqësisht po ndodh mes dy vendeve në Kaukazin Jugor. Azerbajxhani dhe Armenia nuk heqin dorë nga pretendimet e tyre territoriale dhe deri më tani nuk ka asnjë mundësi për negociata. Gazetari armen, Daniel Joanisian në një intervistë për vizion plus bën të ditur se njerëzit pranë zonës së konflitkit janë futur në bunkerë për të qenë më të sigurt.

 

Reklamë

DANIEL IOANNISIAN, GAZETAR ARMEN

“Konflikti për rajonin e vetëshpallur të pavarur të Nagorni Karabakut nuk po gjen zgjidhje për më shumë se tre dekada. Populli armen nuk kërkon luftë por është i detyruar të përgjigjet në një situatë të tillë kur të drejtat e tyre demokratike janë nëpërkëmbur dhe po sulmohen me raketa, tanke e bomba. Njerëzit jashtë zonës së konfliktit janë mësuar të jetojnë në mesin e këtyre përplasjeve ndërsa të tjerët në afërsi nuk jetojnë në shtëpitë e tyre por në bunkerë.”

Reklamë

 

Johnson rrëfen se mes viktimave ka edhe fëmijë ndërsa shpresat për paqe janë shuar pasi ndryshe nga Azerbajxhani që ka siguruar mbështetjen e Turqisë, Armenia ka mbetur e vetme.

 

“Deri më tani as Rusia apo Franca që konsiderohen aleate të Armenisë, nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës. Thirrjet e ndërkombëtarëve për paqe duken absurde në një kohë kur po vdesin gjithnjë e më shumë njerëz. Edhe pse nuk janë njohur nga asnjë shtet si të pavarur, madje as nga Armenia, rajoni i Nagorni Karabakut ka nevojë për paqe.”

 

Ndërkombëtarët, por edhe kreu i OSBE, Edi Rama bëjnë thirrje për armëpushim.

Më shumë video

Reklamë