Nje nga ish-futbollistet me te dashur te kombëtares shume kohe me pare Valdet Rama, duket se ka lene periudhën e erret duke gjetur me ne fund formën dhe rrjetën me skuadrën e tij 1860 Munchen. Ndërkohe Edmond Kapllani edhe pse shënoi dy gola duke i dhëne fitoren Fsv Frankfurt nuk arriti te shpëtonte skuadrën e tij qe ra nga kategoria. Ne te ashtuquajturit derbi i shqiptareve, dy ish-kuqezinjtë u bene protagoniste edhe pse njeri u përshëndet nga bundesliga 2 ne javën e fundit. 28 vjecari nga Mitrovica ju rikthye edhe njëherë golave te tij magjike, duke kaluar ne avantazh te ashtuquajturit luanët ne minutën e 48. Ndërkohe 33 vjecari durrsak ju kundërpërgjigj dy here me dopieten e tij nga pika e bardhe e penalltisë. Fillimisht barazoi shifrat ne minutën e 56, ndërsa dy minuta nga fundi kaloi per here te pare Fsv Frankfurt, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund. Edhe pse fitoi Fsv Frankfurt u pozicionua ne vend te parafundit ne renditjen përfundimtare me pike te barabarta me Duisburg qe do te luaj ndeshjen e Pla-Outit. Ne javën e fundit te bundesliga dy lanë shenje edhe dy futbolliste te tjerë me origjine shqiptare Adrian Nikci per Union Berlin dhe veton Berisha per Grojter Furt.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *