Pas delegimit të postit të ministrit të Jashtëm nga kryeministri Rama tek zv/ministri Gent Cakaj ka reaguar PD.

 

Në një postim në “Facebook”, deputetja e PD, Dhurata Çupi e akuzoi kryeministrin Rama se ia delegojë postin e ministrit të Jashtëm Gent Cakajt pasi ka frikë që të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

 

 “Shqiptarët nuk kanë pse çuditen kur shohin kryeministrin e tyre që ka frike të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij duke ia deleguar ato vartësve sic bëri me zëvendësin e tij në Ministrinë e Jashtme. Kryeministri është rekordmen i frikës së veprimeve të tij. Edi Ramën e kanë parë shqiptarët gjthmonë në formatin e njeriut që smerr përgjegjësi por ua delegon vartësve të tij. Kur ishte kryetar bashkie delegonte firmë, te zëvendës  kryetarët, e përmes këtij veprimi ai betonizoi Tiranën , dha tendera e prona publike,  Kur u bë kryeministër të gjitha VKM i ka firmosur zëvendëskryeministri i radhës pasi ka frikë të mbajë përgjegjësi për koncesione e PPP. Asnjë përgjegjësi nuk mban Edi Rama  për gjithcka shkatërroi në këtë vend 5 vitet e fundit.  Të gjithë ata që i ka përdorur, sot nuk janë më në detyrat e tyre, e kështu do të ndodhë edhe me Ministrin e Jashtëm të komanduar prej tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *