Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të hënë në spitalin e Elbasanit. I riu me iniciale A.S, banues në fshtain Gjinar u dërgua dje në spital rreth orës 17:30.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *