Romelu Lukaku do të mungoje tek Inter. Sulmuesi belg  ka pësuar një tendosje të muskujve në kofshën e majtë dhe nuk është në gjendje për të zbritur në fushë. Gjatë seancës stërvitore në kandër të ndeshjes kundër Cremoneses që do të luhet sonte, lojtari është detyruar të lërë stërvitjen.

 

Shkalla e dëmtimit të muskujve nuk është specifikuar ende, por data më e afërt për të parë Lukakun në fushë është 2 tetori. Kjo gjë ka prishur dhe  planet e teknikut  Inzagit.

 

Ndërkohë siç raportojnë mediat italiane, përveç  takimit me Cremonese , belgu do të mungojë dhe në derbin me Milanin të shtunën, ndërsa rrezikon dhe takimin e parë në Ligën e Kampionëve përballë Bayern Munchen.

 

29 vjeçari ka bërë një performancë të mirë në nisje të këtij sezoni ku ka shënuar gol që në javën e parë të Serisë A kundër Lecces duke dhënë shenja të mira për ekipin.Romelu Lukaku do të jetë nën kujdesin e mjekëve derisa të rikuperohet dhe të rikthehet në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *