Subscribe

Prefekti i Durrësit, Roland Nasto deklaroi se nga tërmeti i të shtunës në qytetin bregdetar janë dëmtuar 188 banesa, mes të cilave 9 pallate dhe dy shkolla.

 

Në mbeldhjen e zhvilluar me kryeministrin Rama në Ministrinë e Mbrojtjes, prefekti Nasto theksoi gjithashtu se 56 persona u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishin pësuar lëndime.

 

“Në Durrës 56 persona morën ndihmë. Presidenti ngeli i kënaqur dhe më pas u largua. Janë 188 ndërtesa të plasaritura, 2 shkolla dhe 9 pallate. Problemet janë te shtesat, 3-4 pallate me shtesa dhe një pallat që është amortizuar më parë. Sot kemi filluar grupet e vlerësimit”

 

Nga ana tjetër dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në Tiranë. Prefektja e qarkut, Suzana Jahollari njoftoi se janë dëmtuar 187 banesa dhe 20 pallate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *