Subscribe

Mosvlerësimi i dëmeve në toka nga përmbytjet e këtij fillim dhjetori, ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Povelsh, njësia administrative Dermenas.

 

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë, mbi 3000 ha tokë e mbjellë me grurë në zonën e Hoxharës u dëmtua rende.

 

Banorët thonë se komisionet kanë ardhur për verifikimin e dëmeve në banesa apo dhe bagëti, por jo për tokën bujqësore.

 

Povelsha ishte një nga zonat më të prekura në të gjithë nga përmbytjet dhe banorët e kësaj zone pësuan dëme të konsiderueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *