E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dëme nga tërmeti i fuqishëm, plasaritje muresh e shembje tavanesh

Tërmeti 5. 1 ballë që goditi të shtunën një pjesë të vendit, ka krijuar panik tek banorët e Mirditës dhe Matit. Në fshatin Kthellë, lëkundja ishte aq e fuqishme, saqë ka dëmtuar disa ndërtesa si dhe shkollën. Edhe në Kurbnesh si dhe ne fshatin Ndreaj, tërmeti shkaktoi plasaritje të mureve, si dhe shembje tavanesh.

 

Familja e Mishmash Lekgegaj me 12 anëtarë, është më e dëmtuara nga tërmeti. Banesa e përbashkët është bërë e pabanueshme për shkak të dëmtimeve. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, ka parë nga afër zonat e goditura nga tërmeti.

 

Reklamë

Plasaritje banesash ka patur edhe në Bashkinë e Matit e atë të Klosit, pasi lëkundjet kanë qenë tepër të fuqishme. Epiqendra e tërmetit ishte ne fshatin Kthelle, 15 km nen toke. Lëkundjet e tij kane qene te forta dhe janë ndier ne qytetet Shkodër, Lezhe, Burrel, Dibër, Klos, Tirane, Kruje dhe Elbasan.

 

Më shumë video

Reklamë