Kronikë
Del nga rruga një makinë në afërsi të Bulqizës, dy të plagosur

Një automjet ka dalë nga rruga afër mbi-kalimit, në aksin Bulqizë- Qafa e Buallit, mengjesin e kësaj të enjte dhe për pasojë janë plagosur dy persona.
Reklamë
Makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.I, rreth 58 vjeç, përfundoi në anë të rrugës dhe për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi I makinës dhe pasagjerja shtetasja me iniciale Z.I.
Reklamë
Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




