Subscribe

Shqiperia do të përfitojë 141 mijë e 600 vaksina anti-Covid nga programi Covax.

 

Pas kritikave të shumta për vonesen e dozave, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi parashikimet për shpërndarjen e vaksinave të para kundër koronavirusit.

 

Sipas planit paraprak, Shqipëria do të furnizohet me vaksina të kompanisë AstraZeneca, ndonëse OBSH nuk e disponon ende vaksinën e kësaj kompanie.

 

Dozat totale e vaksinave për vendet respektive do te mbulojne  rreth 3.3 për qind  të popullsisë së 145 vendeve pjesëmarrëse.

 

Kjo sipas OBSH-së  është në përputhje me objektivin për të arritur vaksinimin e  të paktën 3% të popullsisë në gjysmën e parë të vitit, mjaftueshëm për të mbrojtur grupet më të rrezikuara siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor.

 

Sa u përket vendeve te rajonit, përmes skemës COVAX, Kosova pritet të furnizohet me  100 mijë e 800 doza, Serbia me 345 mije, Maqedonia e Veriut me 103mije e 200 dhe Mali i Zi me  84 mije. Të gjitha këto vende do të perfitojne vaksina të kompanisë AstraZeneca.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *