E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dega e PD në Kukës padit komisionerët e 30 qershorit: Falsifikuan rezultatet

Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bashkisë së Kukësit.

 

Reklamë

Në padi e depozituar nga dega e PD në Kukës theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.

 

Reklamë

Kjo për faktin se sipas kësaj dege, në përfundim të procesit zgjedhor ka pasur më shumë fletëvotimi sesa votues.

 

Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësin e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë