Subscribe

Përplasja e kryeministrit Rama në kuvend me kreun e PBDNJ-se Vangjel Dule, vazhdon jehonën në mediat greke. Gazeta “Ethnos” në një shkrim me titull “Rama ne delir të ri” thekson se shefi i ekzekutivit shqiptar u përplas verbalisht me Dulen. Pasi mbrojti deklaratën per Akropolin, kryeministri shqiptar nuk hezitoi të bënte një hap përpara, duke akuzuar Dulen dhe minoritetin grek se rrezikojnë të devijojnë kursin europian të Shqipërisë, shkruan gazeta. Madje sipas saj, taktika e Ramës po shkon drejt provokimit, pasi kryeministri shqiptar preferon të përkrahë shkeljen e të drejtave të minoritetit grek dhe ta akuzojë ate për faktin që proteston. Një dite më pare për deklaratat e Rames u shpreh edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias gjate nje takimi me homologun polak ne Athine. Kotzias tha se me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi serioze, pasi historia bazohet ne fakte dhe jo në trillime. Gjithkush qe preferon kulturën dhe historinë greke është i mirëpritur, por pa arritur në përfundimin se ato janë të vetat dhe nuk janë greke. Edhe “Protothema” i referohet deklaratës së Ramës në kuvend për çështjen çame, ku kryeministri sqaroi se nëse Greqia nuk e pranon me këtë emër, ajo mund të njihet edhe si çështje shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *