E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Debat për Avokatin e Popullit, Berisha: PD i tërhoqi firmat për 6 kandidatët. Klosi: Emrat i mbështeti opozita, jo PS

Që në minutat e para të seancës, parlamenti u përfshi në debate lidhur me çështjen e Avokatit të Popullit.

Ishte Partia Demokratike, e cila kërkoi heqjen nga nga rendi i ditës të votimit të kandidatëve për Avokatin e Popullit, me argumentin se kanë tërhequr firmat që më herët ata kanë dhënë ndaj garuesve.

Reklamë

“Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me këtë vendim ne bëmë shkresën për tërheqjen e të gjitha firmave. Për disa, deputeti mund të japë vetëm një firmë, për të tjerë mund të vendosë shumë. Por vendimi i Komisionit ishte i qartë. Dhe tani ju, meqenëse duhet patjetër Shabani ose opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj. Në respekt të Komisionit të Ligjeve tërhoqëm votat”, tha Berisha.

Por kjo kërkesë nuk mori mbështetjen e mazhorancës, e cila u shpreh e qartë se nuk janë socialistët ata të cilët dhanë firmat për kandidatët e avokatit të popullit.

 “Çfarë standardi keni ju. Të 6 kandidatët nuk janë mbështetur nga PS, janë mbështetur 100% nga ju. Ne morëm një vendim politik, që mos mbështesim asnjë kandidat me firmë”, tha sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Debatet kaluan në reagime të ashpra mes palëve politike. Madje përplasjet kaluan mes kreut të grupit socialist Taulant Balla dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

 “Dëgjova batuta, tallje , njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’iu lexoj unë listën. Të gjithë e dini se Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë post se nuk e le ligji se ka mbushur 70 vjec. (Noka i thotë injorant)”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Situata e tensionuar solli ndërprerje të seancës parlamentare. Prej disa ditësh zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë mollë sherri në komisionin e Ligjeve, por dhe në jetën politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë