E diel, 25 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat Bardhi-Balla/ Deputeti i PD: Taulanti ka ndërhyrë te prokurori i SPAK për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare mes dy krerëve të grupeve parlamentare, aitj të PD-së, Gazment Bardhi dhe atij të PS-së, Taulant Balla.

Përplasja u përqendrua te akuzat për ndërhyrje në drejtësi, raportet me SPAK dhe respektimi i ndarjes së pushteteve, duke e kthyer sallën e Parlamentit në një arenë replikash të ashpra politike.

Reklamë

Bardhi akuzoi drejtpërdrejt Ballën për ndërhyrje pranë prokurorëve të SPAK dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar këtë si shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe favorizim të grupeve kriminale.

Nga ana tjetër, Balla i cilësoi akuzat si shpifje dhe sulme politike.

Reklamë

Debate:

Bardhi: Të flasë për ndarje pushtetesh njeriu që është kapur në përgjime të SPAK, tek ndërhyn te prokurori i SPAK dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës ky është fundi i botës. Këtë e ka bërë parafolësi që ishte këtu (Balla). Ky që është sot drejtues i SPAK, ka një detyrë. Atë dosje që e mban të fshehur do të duhet ta çojë përpara. Shqiptarët do duhet të dinë se kush vjen në këtë foltore dhe bën teatër me ndarjen e pushteteve. Ndarje e pushteteve do të thotë të mos ndërhysh për të lehtësuar grupet kriminale.

Për dy muaj keni mbajtur peng kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Ballukut me agruementin se SPAK ka shkeur ligjin që ka kërkuar arrestimin e saj. Ju doni Kushtetutën e Republikës së Korrupsionit, ne flasim për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Balla: Zotëria që foli nuk e ka turp gënjeshtrën, shpifjen se për të njëjtët njerëz nuk ka rezituar dot që të akuzojë Flamur Nokën, nuk ka rezstuar dot..e ke akuzuar sekretarin e përgjithshëm të partisë tënde që personat thërresin anëtarët e PD të Elbasanit të firmosin. Mbaje mend shtoje për babin e Zenit…ti bërtet sepse ke vendshkarkim, por ti je një avantazh i imi për të bërë diferencën në këtë sallë se si duhet të drejtohet një Grup Parlamnetar. Je i vetmi kryetar që ka kallëzuar penalisht nënkryetarin e vet të grupit. Të di shumë mirë, shumë gjëra por do të t’i kursej se do të t’i ruaj për ditë tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë