Teksa rastet e reja të koronavirusit në Shqipëri shtohen çdo ditë, me ritme të larta po rritet edhe numri i të infektuarve në Kukës. Deri më tani numërohen 74 raste aktive dhe 4 qytetarë që nuk e kanë fitur betejen me virusin.

Burimi kryesor i infektimit po kthehen dasmat dhe ceremonitë mortore që nuk ndalohen. Përballë kësaj situate shoqëria civile në Kukës, ngre shqetësimin se institucionet shtetërore, përgjegjëse për marrjen e masave parandaluese,nuk janë në nivelin e duhur.

Lavdrim Shehu, Drejtor Ekzekutiv i Qëndrës për Progres Rinor thotë, se institucionet përgjegjëse në Kukës po punojnë me kapacitet dhe interes shumë të ulët dhe realisht nuk po e bëjnë punën e tyre.   

Ndërkohë Prefekti Zenel Kuçana teksa pranon se ka një neglizhencë të zbatimit të masave parandaluese nga qytetarët,subjektet dhe institucionet  thotë se po bëhet çështë e mundur për të zbatuar aktet normative në kuadër të masave parandaluese për COVID-19. 

Ndryshe, dasmat janë të ndaluara, por njerëzit nuk heqin dorë dhe vazhdojnë të organizojnë ceremoni gëzimi dhe në Kukës  nuk ndalohen nga policia e shtetit ndërkohë  që nëpër rrugë sheh qytetarë pa maska dhe që nuk respektojnë distancën.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *