Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi reagoi pas çeljes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike të enjten.

 

Me anë të një postimi në “Facebook”, Shehi kërkoi mbështetjen e qytetarëve, sipas tij, për të sjellë ndryshimin.

 

Ai bëri thirrje që të mos përsëriten gabimet e të shkuarës, por t’i jepet mundësia opozitës të integrojë vendin në Bashkimin Evropian.

 

“Dje nisëm zyrtarisht fushatën për betejën elektorale të 25 prillit, e cila do të jetë beteja jonë e radhës me objektiv integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe Evropianë. Sot, integrimi është më larg se kurrë, sepse pas 8 viteve sundim, korrupsioni dhe krimi janë në nivelet më të larta, liria e njeriut nuk është e garantuar, drejtësia është lehtësisht e manipulueshme dhe varfëria gjunjëzuan popullin shqiptar duke rikthyer eksodin masiv, këtë herë jo vetëm të krahut por edhe trurit. Unë do të kandidoj në listën e PD+AN në Tiranë, me numrin 13, dhe ju ftoj të më mbështesni në këtë rrugëtim, të cilin do ta finalizojmë me fitore për Shqipërinë. Ju ftoj që përmes votës, të marrim në dorë fatin e vendit tonë dhe të mos përsërisim gabimet e të shkuarës. Ju ftoj të votoni nr. 13 në Tiranë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *