Juristja dhe aktivistja Brizida Gjikondi e lexon si një shtyrje drejt përplasjes të qytetarëve daljen e fundit të liderit të PD, Lulzim Basha, pas mbylljes së votimit.

 

Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” me moderatorët Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, Gjikondi deklaroi se Basha u tregua euforik për rezultatin, që nëse del e kundërta, qytetarët të përplasen. Sipas saj, kreu i PD po vepron njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha.

 

“Basha është në vazhdën e stilit të Berishës, që pa filluar të hapen kutitë, ngre adrenalinën e votuesve, duke i shtyrë në përplasje nëse del e kundërta. Është një taktikë e papjekur. Nuk e nderon kjo taktikë Bashën, për mua paralajmëron përplasje kur të dalë rezultati i kundërt me atë që deklaron ai. Gjithmonë PD i ka paraprirë kutive të pahapura të votimit me këto deklarata.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *