Këngëtarja Dafina Zeqiri së fundmi duket se po punon për të arritur më shumë suksese në karrierën e saj, duke shtuar bashkëpunimet edhe në arenën ndërkombëtare.

 

Një nga bashkëpunimet më të suksesshme ishte ai me artistët maroken, Aymane Serhani dhe Dj Hamida, për këngën “Desole por favor”.

 

Ndërkohë së fundmi këngëtarja ka treguar se është gati për hitin e radhës në bashkëpunim me një reper italian. Dafina ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto me reperin Sfera Ebbasta dhe ka zbuluar se kënga është gati, por do të publikohet vitin e ardhshëm. “2020. Sfera Ebbasta ata nuk janë akoma gati”.

 

Sfera Ebbasta ka nisur të bëjë muzikë në vitin 2010, por pas 2014-tës ai mori famë kur nisi të punonte me label të suksesshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *