Një hetim i hapur kundër trafikut të drogës në Spanjë bëri që agjentët të zbulonin në nëntor ekzistencën e një bande kriminale shqiptare, e cila merrej me trafikun e marijuanës.

Lënda narkotike përgatitej në Otura dhe më pas dërgohej në pjesë të ndryshme të Evropës.

Pas hetimeve dhe vëshgimeve në zonë, policia kapi në flagrancë një nga të dyshuarit me origjinë shqiptare, i cili në momentin që konstatoi praninë e efektivëve u arratis me furgon.

Ai përplasi një agjent teksa drejtonte furgonin me shpejtësi. Pas përplasjes, i dyshuari braktisi automjetin dhe tentoi të arratisej në këmbë por agjentët arritën ta prangosnin.

Gjatë kontrollit të furgonit Garda Civile gjeti 70 kg lëndë narkotike marijuanë të ndarë në pako. Më pas 25 kg të tjera u gjetën në shtëpinë e shqiptarit.

Tre shqiptarë të tjerë, pjesë e organizatës janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *