Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivele rekord që nga viti 1999, për shkak të rënies së kërkesave, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Çmimi i një fuçie të West Texas Intermediate (WTI), që përdoret si pikë referimi për naftën amerikane, ra të hënën për 19.3 për qind, përkatësisht në 14.74 dollarë.

Nafta Brent – standardi i përdorur nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës – ra po ashtu për 2.6%, në 27.35 dollarë për fuçi.

Kërkesat kanë rënë pasi shumë vende të botës janë izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor.

Por pavaresisht kesaj situate ne tregun boteror, ne Shqiperi ulja e cmimit te hidrokarbureve nga marsi e deri me tani eshte ne nivele qesharake.

Cmimi per leter ne vendin tone ka rene nga 10-15 leke te reja per liter, qe eshte serish nje ulje shume e vogel dhe e paperfillimshme ne raport me renien drastike ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *