E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Cjapi godet në kokë 72-vjeçarin nga Maliqi, i moshuari në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Maliq.

Një 72-vjeçar është goditur në kokë nga një bagëti e imët (cjap). Sipas njoftimit zyrtar, i moshuari është në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Reklamë

Njoftimi:

Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Reklamë

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë