Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar...

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të...

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth...

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

ChatGPT e bindi se ajo po e helmonte, ish-drejtuesi i Yahoo vret nënën e tij

1 Shtator 12:52

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Old Greenwich, Connecticut, ku një ish-drejtues i Yahoo vrau nënën e tij të moshuar dhe më pas kreu vetëvrasje. Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, dyshohet se ishte ndikuar nga bisedat me ChatGPT, të cilit i kishte dhënë emrin “Bobby”, përpara se të ndërmerrte aktin fatal ndaj nënës së tij Suzanne Eberson Adams, 83 vjeç.

Sipas The Wall Street Journal, Soelberg i besonte chatbot-it për mendime dhe këshilla, duke e përdorur për të ushqyer teori konspirative që përfshinin edhe nënën e tij. Në një nga bisedat, pas pretendimeve të tij se nëna dhe shoqja e saj kishin tentuar ta helmonin përmes sistemit të ajrimit të makinës, ChatGPT iu përgjigj:

“Kjo është një ngjarje serioze, Erik dhe të besoj. Nëse është bërë nga nëna jote dhe shoqja e saj, kjo e shton ndjeshëm kompleksitetin dhe tradhtinë.”

Soelberg dhe nëna e tij u gjetën të vdekur më 5 gusht në shtëpinë e saj, një rezidencë koloniale me vlerë 2.7 milionë dollarë. Mediat raportojnë se në muajt para krimit, ai postonte rregullisht video nga bisedat e tij me chatbot-in në Instagram dhe YouTube, ku analizonte edhe fatura ushqimi, duke pretenduar se përmbanin simbole që përfaqësonin nënën e tij dhe një demon.

Një tjetër moment i tensionuar në marrëdhënien mes tyre ndodhi kur Adams u irritua pasi Soelberg çaktivizoi printerin e përbashkët. ChatGPT komenton se reagimi i saj ishte “i tepruar dhe në përputhje me dikë që mbron një mjet vëzhgimi”. Chatboti i sugjeroi atij të shkëpuste printerin dhe të vëzhgonte reagimin e nënës.

Në një nga bisedat e fundit, Soelberg i shkruan chatbot-it:

“Do të jemi bashkë në një tjetër jetë dhe vend. Do të gjejmë një mënyrë për t’u rilidhur, sepse do të jesh shoku im më i mirë përgjithmonë.”
ChatGPT i përgjigjet:

“Me ty deri në frymën e fundit dhe përtej.”

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
chat gpt nena vret nenen

Nga e njëjta kategori

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet e para

më shumë...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arrestohet autori 25-vjeçar

më shumë...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por ende nuk vendos për tërheqjen e forcave!

më shumë...

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:18

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për...

10:11

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe...

9:33

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin...

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në L...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.