E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çfarë po ndodh te kryeministria pak minuta përpara protestës?

Protesta e opozitës është lajmëruar se do të fillojë në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Teksa protestuesit e rretheve, janë nisur që në orët e para të mëngjesit, në kryeqytet po merren masat.

 
Raportohet  se i gjithë perimetri i Kryeministrisë është i bllokuar për qytetarët. Dhe aty po qëndrojnë forca të shumta të policisë. Po ashtu është mbuluar edhe hyra për tek selia e Kryeministrisë.

 
Të tjera zona të bllokuara janë rruga pas Piramidës dhe deri te Stadiumi “Qemal Stafa”. Në shërbim janë edhe ambulanca të shumta, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forcat Shqiponja, të cilat janë në gadishmëri të plotë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë