E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çfarë po ndodh në Kinë?! Raporton 1.290 vdekje në 24 orët e fundit

Numri i vdekjeve në Kinë ka qenë i qëndrueshëm për javë me radhë, afërsisht 3.300, aq sa të gjithë po mendonin se Kina e fitoi betejën me virusin Korona.

Reklamë

Por teksa përflitet për një fshehje të numrit real të viktimave, nga autoritetet kineze vjen një raportim që ngjall dyshime.

Reklamë

Në 24 orët e fundit raportohet se kanë humbur jetën 1.290 persona të infektuar, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 4.600.

Një rritje galopante Brenda një dite për Kinën. Sipas “BBC”, shteti kinez ia atribuon këtë rritje të viktimave numrit të lartë të vdekjeve që po ndodhin jashtë spitaleve.

Zyrtarët e qytetit Wuhan këmbëngulën se nuk kanë mbuluar asgjë dhe se këto janë shifra të vërteta.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ngritur dyshime se e vërteta kineze për numrin e viktimave është në hije dhe se diçka po fshihet.

11 milionë banorët e Wuhan kaluan 11 javë në kushte të rrepta bllokimi, të cilat vetëm ditët e fundit janë lehtësuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë