E enjte, 29 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çfarë po ndodh me 21 janarin? Ish-prokurori: Janë dorëzuar prova të reja

Panelistët e emisionit Quo Vadis, në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, kanë komentuar edhe zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet për 21 janarin.

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha se janë dorëzuar prova të reja, që janë audio origjinale të komunikimit të gardistëve.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kemi të reja nga 21 janari?

Reklamë

Karanxha: Artan Hoxha paraqiti audiopërgjimin origjinal.

Hoxha: Çfarë do të thotë kjo?

Karanxha: Kemi një të dhënë. Duhet parë burimi, si është marrë dhe nga ka ardhur.

Hoxha: Burimin nuk e tregon Tani, dhe as unë s’do ta tregoja. Ke rreth 20 precedentë në Strasburg.

Karanxha: Prokurori thotë “tregoje”, nëse s’e tregon, të detyron me zor.

Hoxha: Gazetari e ka burimin të shenjtë.

Malaj: Mund të ketë qenë vetë burimi Tani Hoxha?

Hoxha: Po s’ka qenë Tani me mikrofon.

Malaj: Fakti që ka shkuar pas kaq vitesh dhe ka dorëzuar një material origjinal tregon se kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Hoxha: Varianti i parë zyrtar ishte që vranë njëri-tjetrin, dhe ka qenë Tani Hoxha që e zbardhi. E dyta, Tani që atëherë ka qenë pranë familjeve. Zyrtarisht e kanë dorëzuar familjet.

Malaj: Po s’kishte dorëzuar asnjëherë origjinalin.

Hoxha: Po, sepse s’kishin besim; donin ta merrte SPAK-u.

Borakaj: Ku e dinin që do krijohej SPAK-u?

Hoxha: Ata panë se çfarë procesi po bëhej. Bënë shumë mirë që nuk e dorëzuan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë