Partia Socialiste është duke dominuar deri në këto momente në pjesën më të madhe të qarqeve në vend, ndaj deri në fund nuk priten surpriza. Numri i mandateve që kanë fituar partitë  krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës kanë ndryshuar. Partia Socialiste krahasuar me 2013-ën ka marrë 9 mandate më shumë, duke u përfaqësuar në parlament me 74 të tillë edhe pse deri në fund të ditës mund të ketë një ndryshim të këtij rezultatit.

Një rritje të lehtë ka patur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila këtë herë do të përfaqësohet me 19 deputetë duke parë rezultatet e deritanishme, 3 më shumë se qeverisjen e kaluar.

Ndërsa Partia Demokratike ka pësuar një rënie të madhe, nëse në 2013-ën u përfaqësua me 50 deputetë, në këto zgjedhje vazhdon të jetë me 43 duke humbur plot 7 mandate. Humbje ka pësuar edhe PDIU, e cila në këto zgjedhje futet me një deputet më pak, me 3 të tillë dhe me mungesën e kreut të saj, Shpëtim Idrizin.

Ndërsa Partia Social Demokrate ka fituar një deputet në Shkodër duke u përfaqësuar nga Tom Doshi. Ndërkaq, deri në këto momente nga 5362 kuti janë numëruar 5128 në rang vendi, ku kryeson PS me 48.21% të votave, LSI me 14.46% dhe PD me 28.75% të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *