Subscribe

Bashkëpunimi i nisur prej kohësh mes grupit “Concord Investment” me brendin prestigjoz “Melia Hotel” ka kulmuar me vizitën e drejtorit të përgjithshëm të rrjetit të hoteleve “Melia”, z. Gabriel Escarrer në Shqipëri.

 

Ndalesa e parë e z. Escarrer së bashku me stafin e tij ishte në resortin “San Pietro”, në Gjirin e Lalzit, aty ku çdo ditë po merr jetë hoteli i parë me pesë yje “Melia”.

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte padyshim edhe certifikimi i standardeve të aplikuara të punimeve në “Melia Hotel”, në “San Pietro”, hotel i cili jo vetëm do të jetë më i madhi në rajon, por ai do të ofrojë të gjitha standardet e një hoteli si në shtetet europiane.

 

Vizita e Escarrer në Shqipëri, mund të konsiderohet si vizita e parë një drejtori të përgjithshëm të një prej grupeve të mëdha në botë, si “Melia Internacional”.

 

Por cili është impresoni i tij teksa sheh nga afër hotelin më të ri Melia?!

 

VIZION PLUS: Z. Escarrer mirëserdhet në Shqiperi, mirëserdhët në Melia këtu në Shqipëri. Është hera juaj e parë në vendin tonë?

 

 

GABRIEL ESCARRER

DREJTOR I PERGJITHSHEM I RRJETEVE MELIA

 

Po është hera ime e parë. Kam lundruar përgjatë gjithë bregut, por është hera e parë që vij këtu në Shqipëri. Është një vend shumë i dashur.

 

 

 

 

VIZION PLUS: Mendoj se e keni parë Melian këtu në Gjirin e Lalzit, si një projekt vetëm në letër. Por tani që e shihni nga afer këtë projekt kaq të madh, çfarë mendoni, cili eshte impresioni juaj?

 

 

GABRIEL ESCARRER

DREJTOR I PERGJITHSHEM I RRJETEVE MELIA

 

Është impresionuese. Unë mendoj se ka një potencial për të qenë hoteli më i mirë në Shqiperi, është i mirëdizenjuar, ka një lokacion unik, do të ketë të gjitha shërbimet, pra do të jetë një destinacion më vete.

 

 

Grupi spanjoll Melia ka në zotërim mbi 350 hotele në shumë shtete të botës.

 

Emri  dhe standarti  që ofron është një garanci për tu kthyer lider në tregun hotelier ku ata operojnë.

 

Shqipëria po njeh zhvillim të vrullshëm vitet e fundit në turizëm ndaj dhe  ecuria e mëtejshme e këtij sektori është një nga arsyet pse brendi ‘Melia’ vendosi të jetë edhe në Shqiëpëri.

 

 

GABRIEL ESCARRER

DREJTOR I PERGJITHSHEM I RRJETEVE MELIA

 

Ne mendojmë se jemi në kohën e duhur në zonën e duhur dhe me partneret më të mirë, qëllimi ynë që është kthehemi në një lider në Shqipëri, siç jemi në zonën e Mesdheut. Ne mendojmë se Shqipëra ka një poltecial të madh per tu zhvillur në vitet  në vazhdim, dhe duam që të shtyjmë perapra këtë zhvillim.

 

 

Përvec potencialit që ofron Shqipëria, prezenca e brendit ‘Melia’ në vëndin tonë vjen edhe falë partneritetit me grupin Concord Investment.

 

Resorti San Pietro në Gjirin e Lalzit është investimi më i madh në rajon në fushën e turizmit, ndërsa planet afatagjata që ka grupi për t’i vijuar investimet në këtë sektor janë një garanci më shumë për një partneritet të suksesshëm me Melia.

 

Por si e vlerëson z. Escarrer këtëbashkëpunim?

 

 

GABRIEL ESCARRER

DREJTOR I PERGJITHSHEM I RRJETEVE MELIA

 

Mendoj se nuk mund të kishim gjetur një partner më të mirë se familja Dulaku. E di dhe njoh kompaninë që nga vitti 1991. Per sa i përket reputacionit, ajo ka më të lartin. Për ne është një kënaqesi të bashkojmë forcat me famijen Dulaku, për të ndërtuar këtë hotel dhe jam i bindur që do të pasohet nga shumë të tjerë.

 

 

Melia në San Pietro është hoteli i parë, por jo i vetmi që grupi ka vëndosur të hapë. Pas bashkëpunimi të suksesshem me Concord Investment, duket se planet e grupit Melia janë për zgjerim të mëtejshëm në tregun shqiptar, plane të cilat do të zbulohen dalë nga dalë.

 

 

GABRIEL ESCARRER

DREJTOR I PERGJITHSHEM I RRJETEVE MELIA

 

Ne kemi disa projekte përgjate bregdetit shqiptarë, por edhe në Tiranë. Do të kemi disa projekte të mira të cilat do t’i lançojmë së shpejti, por me e rëndësisshmja është që të githa janë projekte strategjike. Pra po them që zgjerimi ynë në Shqipëri do të jetë në një menyrë strategjike, fitimprurëse, dhe e qëndrueshme. Por është e rendesishme të gjesh partnerin më të mirë për të bashkuar forcat për të çuar perpapra hotelet tona në Shqiperi.

 

Grupi Concord Investment i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik, është investitori i Hotelit MELIA në Gjirin e Lalzit. Hoteli me 5 YJE Melia,  është një risi për turizmitn elitar shqiptar duke implementuar modelin e një strukture te mirëfillte hotelerie të tipit “Luxury Resort”. Ky investim do të shënoje një pikë kthese për tregun turistik në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *