Subscribe

Kultivimi i kanabisit dhe krimi i organizuar janë ende sfidë për policinë. Këtë e ka pranuar edhe Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako, i cili u kërkoi më shumë angazhim drejtuesve kryesore të policisë në qarqe.

 

“Jemi në prag të përmbushjes së objektivit, por jemi në një periudhë që duhet shtuar shumë vëmendja. Duhet të vazhdojnë kontrollet e të gjithë territorit sidomos kontrollet e vendeve dhe ambienteve të mbyllura”.“Të gjitha grupet kriminale, të cilat janë evidentuar nga vetë Drejtoritë Vendore të Policisë, duhet të bëhen objekt i punës për goditjen e tyre. Gjithashtu do të bëhen objekt i punës dhe hetimi i pasurive dhe aseteve kriminale”.

 

Çako tha se krahas punës së bërë për goditjen e paligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit ende ka disa mangësi dhe neglizhence.

 

“Vihet re një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e fenomenit të veprave penale që cenojnë regjimin juridik të tokës të tilla si ndërtimet e paligjshme, pushtimet e tokës, pronës si publike dhe private, ambienteve publike etj. Rasti i fundit i ditës së djeshme në Tirane tek Parku i Liqenit”.

 

Kreu i policisë paralajmëroi vartësit se zinxhiri komandues ne çdo drejtori, do te jete përgjegjës nëse nuk raportohen dëmtime te territorit ose vihet re neglizhence ne përmbushje te detyrës.

 

“Kjo përgjegjësi do të jetë edhe për zinxhirin komandues. Detyrë tjetër e rëndësishme është kryerja e hetimeve dhe vënia përpara përgjegjësisë e nëpunësve të agjencive të ndryshme shtetërore, të cilat kanë për detyrë të mbikëqyrin territorin dhe parandalojnë veprat penale të mësipërme. Prerja e paligjshme e pyjeve, drurëve frutore, peshkimi i ndaluar, shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit, ndotja e ujërave etj., apo vjedhja e energjisë elektrike ka një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e tyre”.

 

Ne fund, Çako kërkoi zbatimin korrekt të disiplinës në punë dhe rritjen e integritetit të punonjësve të policisë në komunitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *