Subscribe

Nuk ka asnjë shpresë që Byppasi i Fierit një segment kyç për aksin rrugor drejt jugut të përfundojë para verës së këtij viti.

 

Në rastin më të mirë qeveria mendon se ky byppas mund të hapet pjesërisht ne muajin korrik. Këtë premtim i cili më shumë ishte një dëshirë e bëri zv/ministri i infrastrukturës Artan Shkreli

 

“Me shpresën e mire qe nëse punët do na ecin siç duhet. Duke kryqëzuar gishtat bypassi i Fierit hapet ne korrik, puna mund te nise ne prill. Ndërsa ai i Vlorës do te vijoje.”

 

Gjatë diskutimeve për miratimin e një marrëveshje që parashikon studimin  e fizibilitetit për disa projekte në infrastrukturë, nënkryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku deklaroi se qeveria nuk mund të vijë me parashikime, por me afate konkrete.

 

Aktualisht  byppasi i Fierit dhe ai i Vlorës është në fazën parakualifikuese. Një sërë kompanish kanë shfaqur interes për ndërtimin e tyre, por nuk është kryer ende seleksionim i firmave, për të nxjerrë fituesit dhe më pas të lidhet kontrata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *