E martë, 17 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bylykbashi kërkon lista të hapura dhe rikthimin e koalicioneve: Ndarja e shtetit nga partia, parimi kryesor i reformës zgjedhore

Është mbledhur këtë të martë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, ku bashkëkryetari i këtij komisioni nga Partia Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka paraqitur një sërë problematikash që, sipas tij, duhet të adresohen në kuadër të ndryshimeve të reja ligjore.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi kërkoi vendosjen e listave të hapura dhe rikthimin e koalicioneve, duke theksuar se ndarja e shtetit nga partia duhet të jetë një nga parimet themelore të reformës zgjedhore.

“Ne kemi një administratë me patronazhistë. Ndarja e shtetit nga partia nuk është parim vetëm për zgjedhjet, por për çdo ditë. Shteti i shërben të mirës publike. Ajo që votohet nuk është një program kontrolli të zgjedhësit”, u shpreh Bylykbashi.

Ai kërkoi që ndalimi i praktikave të tilla të mos mbetet vetëm në nivel deklaratash, por të shoqërohet me mekanizma konkretë zbatimi dhe institucione që të kenë kompetencë për të ndërhyrë dhe për të vendosur sanksione.

Reklamë

Një tjetër çështje e ngritur prej tij ishte përdorimi i administratës publike gjatë periudhës zgjedhore, përfshirë njoftimet për indeksime dhe përfitime të ndryshme, të cilat sipas Bylykbashit duhet të përfshihen në kufizimet ligjore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.