E martë, 17 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tirana në krah të Prishtinës, Komisioni i Jashtëm diskuton skandalin me këngën serbe në aktivitetin e BE

Incidenti gjatë mbrëmjes së hapjes së Forumit të Zgjerimit në Bruksel, me vendosjen e këngës nacionaliste serbe me përmbajtje kundër Kosovës, tërhoqi vëmendjen e Komisionit për Punët e Jashtme në Kuvend.

Në nisje, opozita kërkoi një qëndrim nga Parlamenti.

 “Komisioni i Jashtëm nuk duhet ta kakojë në heshtje nuk është lapsus i thjeshtë mos gënjejmë veten, nuk është akuzë ndaj Evropës. Kur ne nuk e bëjmë këtë mos presim ta bëjnë të tjerët”, tha deputeti i PD Tritan Shehu.

Në mbështetje doli dhe mazhoranca. Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Igli Hasani sqaroi se po pritet një përgjigje nga Komisioni Europian dhe se Tirana do te jete në mbështetje të çdo qëndrimi që do të mbajë Prishtina zyrtare.

Reklamë

 “Presim përgjigje nga KE por edhe ti bashkohemi cdo ëqndrimi që do ketë Kosova”, u shpreh kryetari i Komisionit të Jashtëm Igli Hasani.

Opozita kërkoi një sqarim nga kryeministri Rama se përse nuk do të mbahet Samiti i Natos në Tiranë.

 “Pse nuk zhvillohet Samiti i Natos në Tiranë? Dihej që nuk do bëhej, lërini zbukurime  e artificat. Kush është arsyeja. Të vi kryeministri në Parlament është kontributi i Shqipërisë në nato? Jo nuk është ai sepse kontributi dihej është mungesa e sigurisë në Shqipëri”, shtoi Shehu.

 “Samiti i Natos do mbahet në Tiranë nuk është në diskutim dhe debat”, tha Igli Hasani.

Me herët, kryeministri Rama u shpreh se Samiti i NATO-s do të zhvillohet në vitin 2028 në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.