Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2025
Vizion fokus

Kryeministri i Britanisë uron Edi Ramën për fitoren në...

“PS merr mandatin e 13-të në Fier nga diaspora”,...

“Patëm përballë një bandë ministrash dhe drejtorësh”, Bardhi reagon...

Meta më pak vota se Alimehmeti? Metani: Ilir Alimehmeti...

Metani: Qytetarët kanë marrë para nga disa parti, ja...

Shkurti: Nëse ikën Berisha, PS merr mandatin e 6-të!

A do i vinte keq po mos merrte mandatin?...

PS merr mandatin e katërt, Kume: Ja faktorët që...

Zgjedhjet e 11 majt, Shkurti: Duhet anuluar vota e...

Humbja në zgjedhje e PD, eksperti: Faji i lidershpit,...

Buxheti Bashkisë Skrapar/ Ministria e Financave: Përgjegjës për ngërçin kryebashkiaku

1 Mars 18:56

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Bashkinë Skrapar.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

 

KQZ Banner

Në një deklaratë për mediat, Ministria ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Bashkia si dhe nga LSI duke bërë fajtor drejtpërdrejtë për këtë situatë kryenbashkiakun.

 

“Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë e Skraparit (Ҫorovodë), Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka ndjekur nga afër ҫdo zhvillim në këtë bashki. Ministria e Financave nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit, dhe nga të gjitha informacionet që disponon shkaktar kryesor për këtë situatë është Kryetari i Bashkisë. Në bazë   të   Ligjit   për   Vetëqeverisjen   Vendore   dhe   Ligjit   për   Financat   Vendore,   Këshilli   i  Bashkisë, Skrapar me datë 04.01.2019, ka bërë miratimin e buxhetit për vitin 2019. Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, ky vendim është konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Berat. Sipas pikës 2 të nenit 43 të ligjit 68, datë 27.04.2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, nëpunësi autorizues që në rastin konkret është Kryetari i Bashkisë Skrapar, duhet të dërgojë në degën  e   thesarit   detajimin   e   buxheti   të   vitit   2019,   sipas   vendimit   të   Këshillit. Pretendimi i Kryetarit të Bashkisë, Skrapar për përdorimin e buxhetit të përkohshëm vendor për vitin 2019, 1/12 e shpenzimeve të një viti më parë është në kundërshtim me ligjin për sa kohë që këshilli i kësaj bashkie është shprehur me një vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2019.”

 

Në vijim të deklaratës Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë me dije se i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë, Skrapar përmes shkrese ku I ka kërkuar që të bëjë detajimin e buxhetit dhe ta dërgojë atë për zbatim në degën e thesarit Skrapar.

 

“Në vijim, MFE bënë sërish me dije se fondet janë të disponueshme në thesar dhe presin vetëm kërkesën e Kryetarit të Bashkisë për detajimin e buxhetit. Pa këtë detajim, që vetëm Kryetari i Bashkisë ka të drejtën në bazë të ligjit për ta dërguar si nëpunësi autorizues i bashkisë, thesari është në pamundësi ligjore të çeljes të fondeve.  I bëjmë edhe njëherë thirrje Kryetarit të Bashkisë Skrapar, për dorëzimin e detajimit të buxhetit të miratuar sipas ligjit dhe mosbërjen pengesë për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e kësaj bashkie. Në këto kushte, për krijimin e kësaj situate, bazuar në kuadrin ligjor Ministria e Brendshme si autoriteti qëndror përgjegjës për pushtetin vendor, përmes Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave ka nisur procedurat për inspektimin e të gjithë praktikës të dokumentacionit për këtë rast dhe në ditët në vijim merret një vendim për zgjidhjen. Ministria e Financave do të çeljes të fondeve menjëherë sapo të depozitohet detajim i buxhetit sipas ligjit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron gjithashtu të gjithë qytetarët e vendit se ajo vepron bazuar në ligj për të gjithë shtetasit njësojë pa dallim.”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Bashkia Skrapar bllokim buxhet Kërkesë Ministria e Financave Përgjegjës

Nga e njëjta kategori

Edicioni i I-rë i Panairit “Balkans Sea Fair”, një model suksesi për Marina Orikum

më shumë...

Shehaj përplaset me efektivët në KZAZ në Tiranë: Na vidhen votat përpara syve

më shumë...

Rama “flet” me Skënderbeun: Më 16 maj, Europa mblidhet në sheshin tënd o Mbret

më shumë...

KAS vendos të vijohet me numërimin e votave të Greqisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:11

Kryeministri i Britanisë uron Edi Ramën për...

11:03

“PS merr mandatin e 13-të në Fier...

10:50

“Patëm përballë një bandë ministrash dhe drejtorësh”,...

10:42

Meta më pak vota se Alimehmeti? Metani:...

10:40

U largua nga gara, Alba: Lim Hoti...

10:26

Metani: Qytetarët kanë marrë para nga disa...

10:18

Shkurti: Nëse ikën Berisha, PS merr mandatin...

10:16

A do i vinte keq po mos...

10:04

PS merr mandatin e katërt, Kume: Ja...

9:51

Alba Pollozhani largohet nga Ferma Vip 2

9:39

Zgjedhjet e 11 majt, Shkurti: Duhet anuluar...

9:33

Humbja në zgjedhje e PD, eksperti: Faji...

9:28

Raporti i OSBE/ODIHR, Kume: Nuk vlerësohen pozitivisht...

9:26

Zgjedhjet e 11 majit, kandidati i PSD:...

9:19

Rama mer mandatin e katërt, Shkurti: Rezultati...

8:41

ZGJEDHJET 2025/ Mbyllet procesi i numërimit në...

8:08

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së...

7:56

ZGJEDHJET 2025/ Më pak se 100 kuti...

7:43

ZGJEDHJET 2025/ Më pak se 100 kuti...

7:33

Fletë votimi të dyshimta në Njësinë 9...

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Numërohen 545 nga 5225 kuti në të gjithë Shq...
  • Berisha dorëzon “çelësat” e PD? Alimehmeti në 7p...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Basha dhe Alibeaj jashtë Kuvendit! Lapaj, Qori dhe Shehaj ma...
  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services