Subscribe

Pavarësisht kontrolleve apo vërtetimeve të shumta që një person duhet të bëjë para se të hyjë në qeli, gjendja brenda burgjeve po shkon në kaos.

 

Statistikat flasin se vetëm në 3 muajt e fundit, janë bllokuar të paktën 260 celularë çka ka shkaktuar alarm në sistemin e burgjeve.

 

Celularë apo sende të jashtëligjshme u janë gjetur edhe personave me rrezikshmëri të lartë, siç është Admir Tafilaj i dënuar për disa vepra të ndryshme penale.

 

Vetëm në një ditë, në burgun e Fierit u bllokuan 20 aparate të ndryshëm, lëndë narkotike apo edhe kaçavida.

 

Nisur nga shifrat shqetësuese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se ka marrë masa për të ndaluar futjen e celulareve apo çdo sendi tjetër brenda qelive.

 

Një ndër masat që do të aplikohet në sistemin e burgjeve është bllokuesi i valëve të celularëve. Të paraburgosurit apo të dënuarit në burgjet e sigurisë së lartë duhet të deklarojnë në një formular 15 numra telefoni me të cilët do të kontaktojnë. Ndërsa ata të sigurisë së zakonshme duhet të deklarojnë 10 numra celulari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *