Subscribe

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për dënimin e grupin kriminal që tjetërsoi pronat në Shëngjin dhe në zonën e Ishull-Lezhë.

 

Kjo gjykatë ka dënuar në total 10 persona, mes tyre vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Nga vendimi pas hetimit të Prokurorisë së Posaçme u konfiskuan 75 pasuri me vlerë 60 milionë euro.

 

Të gjitha këto prona tashmë kanë kaluar në favor të shtetit dhe bëhet fjalë për një pasuri më shumë se 300 mijë metra katrorë.Sipas vendimit të togave të zeza, është dënuar Xhevi Ndoka me 6 vite e 8 muaj burg, Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj por me kusht, Emanuel Gjura 4 vite e 8 muaj burg, Blendi Ndoka 3 vite e 6 muaj burg.

 

Në tetor të 2018-ës, policia zhvilloi një operacion të koduar “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët e majtë Arben Çuko dhe Ndoka.

 

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Xhevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

 

Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *