Subscribe

Katër policët e pikës doganore të Qafë Thanës, u lanë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi akuzohen se nuk kontrolluan një kamion me tetë ton kanabis i nisur nga Maqedonia.

 

Prokuroria sqaron se kanabisi ishte prodhuar në Shqipëri dhe ishte trafikuar me mushka drejt Maqedonisë.

 

Por pse trafikantët e drogës kishin zgjedhur këtë mënyrë për të dërguar kanabisin drejt Italisë?

 

Procedura doganore, nuk kontrollon kamionët të cilët kalojnë transit, pasi skanerin e kanë kryer në vendin e origjinës dhe kontrollohen në destinacionin final. Kjo gjë sipas prokurorëve bëhet për të ulur radhët e gjata nëpër pikat doganore. Pra kamioni që drejtohej nga shtetasi maqedonas kishte hyrë në Shqipëri më 4 shkurt 2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë.

 

Me datë 5 shkurt sipas organit te akuzës kamioni doli nga Shqipëria nëpërmjet portit ne Durrës pa u kontrolluar në skaner, por u kap ne Ankona, ndërsa destinacioni final ishte Belgjika. Vlera e drogës, e cila do të hidhej në treg arrinte në shifrën e 4 milionë eurove.

 

Më herët  Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardhi dinamikën e këtij trafiku nga Shqipëria drejt Italisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *