Subscribe

Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardhi dinamikën e trafikimit të kamionit me 8 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë ndërsa në pranga ranë 4 efektivë të policisë kufitare. Sipas organit të akuzës në të dyja pikat e kalimit, hashashi nuk u pikas, madje kamioni nuk u regjistrua në hyrje në Qafë Thanë. Sasia e drogës u zbulua nga autoritet italiane pasi mbërriti në Ankona.

 

Për 4 efektivët Ervin Kodra, Çlirim Pepa,Lirim Halili dhe Syrja Terziu është caktuar masa e sigurisë arrest me burg pas dyshimeve se  krijuan lehtësira për te kaluar tonelatat e drogës.

 

Sipas prokurorisë kamioni me drejtuesin maqedonas ka hyrë në Shqipëri në muajin shkurt  në pikën e kufirit në Qafë Thanë të Pogradecit. Pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore është lënë i lirë për të udhëtuar transit. Në portin e Durrësit i njëjti kamion i është  nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit por pa u kontrolluar në skaner ai është lejuar të vazhdojë udhëtimin drejt Italisë.

 

Ndonëse drejtuesi i arrestuar tashmë u mundua të shkëpuste ngarkesën duke e lënë në një parkim privat, dyshimet e autoriteteve Italiane ishin të sakta. Kamioni Transportonte 8 tonë hashash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *