Ish-deputeti I PD, Aldo Bumçi duke I cilësuar kushtet e vendosura nga Gjermania si minimale, ka akuzuar qeverinë se nuk ka përmushur gjërat themelore në vend.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Bumçi tha se qeveria ka dështuar dhe po ngre hipoteza se ka marrë mëbshtetjen e Gjermanisë.

 

Nga ana tjetër, Bumçi komentoi edhe deklaratat e bëra nga kreu I qeverisë Edi Rama në Kuvend në lidhje me organizatën KCK. Sipas Bumçit kreu I qeverisë po akuzon çdokënd në ldhje me dështimet e tij, dhe se kësaj here ka gjetur gjyqtarët.

 

Kryeministri vijon të thotë se problem nuk qëndron tek Shqipëria por tek vendet europiane që sipas tij nuk janë gati të hapin dyert, ndërkohë që ju thoni që fajin e ka qeveria?

 

Se kush e ka fajin është shumë e qartë. Mosmarrja e përgjegjësisë nga kryeministri që ka hyrë në vitin e 7 të qeverisjes tregon edhe njëherë papërgjegjshëmrinë. Çfarë kushtesh na kanë vendusr ne vendet e BE? Marrim Gjermaninë të cilën, falenderoj kancelaren Merkel, për Po-në me kushte. Ateherë çfarë ka bërë Gjermania ka ndarrë Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Maqedonisë I hapen pa kushte negociatat ne kemi 9 kushte sipas Gjermanisë.  Që këtu bie e gjithë alibia, justifikimi se janë problem të brendshme sepse Maqedonia qartazi trajtohet ndryshe nga ne. çfarë janë 9 kushtet? Po ti shikojmë disa prej tyre janë kushte minimaliste. Është turp, tregon dështimin e rëndë të qeverisë Rama dhe të shtetit shqiptar. Psh të ketë Gjykatë Kushtetuese e të Lartë. Po si mund të ankohemi neve që ka një kusht të tillë. Edhe një vend që është në fillimet e demokracisë që sbëhet fjalë të integrohet në BE ka gjykatë Kushtetuese ka gjykatë të Lartë.

 

Por ama Gjykata Kushtetuese nuk është aty edhe me “miratimin” e ndërkombëtarëve?  Të cilët monitorojnë nga afër reformën.

 

Fakti që vendoset një kusht I tillë tregon se sa e rëndë është gjendja sepse kushtet kur ti I aforhesh BE bëhen më komplekse por jo për bazën, jo për ABC. Nuk diskutohet ABC-ja më. Kur ti nuk ke Gjykatat prokurorinë, çdarë do të thotë kjo? Ky është një falimentim dhe ti nuk mund të ankohesh kurrë për kushte minimale. Kushti dytë I Gjermanëve është legjitimiteti zgjedhjeve lokale. Por si mund të pretendosh të hysh në BE kur ti nuk ke përmbushur një kusht minimal që janë zgjedhjet e lira. Të kërkohet të zbatosh reformën zgjedhore. Jo ta miratosh, ta zbatosh.

 

Vende si Franca, Australia apo te tjera e shohin më ndryshe situatën janë më pro hapjes së negocaitave dhe pa kushte apo jo?

 

Në debatin që u bë në Parlamentin francez pyetja që u bë ishte si ka mundësi – pra përsëri shkojmë tek gjërat bazike – që në një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE të kemi këtë fluks masiv largimesh nga qytetarët. Njerëzit që largohen masivisht më shumë për frymë sesa sirianët tregon që këtu është një realitet shumë I rëndë dhe këto të dyja nuk mundet të qëndrojnë bashkë. Një vend që po I afrohet BE dhe një vend ku qytetarët largohen masivisht, këto të dyja nuk qëndrojnë dot bashkë.

 

Koncepti që ka paraqitur sot kryeministri për organizatën “KCK”? Ju si mendoni?

 

Kjo është shumë e thjeshtë Edi Rama do të shpëtojë duke u kapur pas çdo fije floku për të evituar mbajtjen e përgjegjësisë. Ankohet për opozitën ankohet për politikanët europianë. Pra të gjithë kanë problem vetëm ai nuk ka. Të heqim opozitën meqë e ka fajin ajo por edhe politikanët në Francë, Holandë apo dhe kudo, ti ndrojmë dhe ata pasi vetëm Edi Rama është njeriu më I miri më I zgjuari më I drejti. Këtu në Shqipëri e kanë fajin gjyqtarët? Përse e kanë fajin gjyqtarët? Kush I rriti taksat sot në Shqipëri? Qytetarët shqiptarë paguajnë sot më shumë taksa se çdo qytetarë tjetër I Ballkanit. Gjyqtarët ua rritën taksat? Kush e ka fajin që nafta sot është një nga më të pestat më të shtrenjtat në botë. Gjyqtarët e kanë fajin? Edi Rama ka krijuar këtë realitet të rëndë ekonomik me politikat e tij. Njerëzit po largohen se nuk ka të drejta themelore. Të prish shtëpinë dhe nuk po të jep një letër themelore ku të të thotë shko në gjykatë. Pra në 6 vite Europa nuk na hap negociatat, të gjithë e kanë fajin përveç këtij njeriu.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *