Mjaftoi një postim në facebook i kampionit tonë të peshëngritjes Briken Calja, ku shprehte disa pakënaqësi por pa përmendur emra apo institucione, që të nisnin aludimet se për cfarë bëhej fjalë.

 

2 gabimet e mia ne karrier!

Besimi tepërt me personat e gabuar.

Tolerimi me shum seç duhet..

Se shpejti do marrin pergjigjen e duhur

 

 

Shumë media e lidhen me mungesen e mundshme të marrjes së shpërblimeve financiare për rezultatet e mëdha të arritura kohet e fundit në nivel europian dhe botëror.

 

Një gjë e tillë e ka detyruar Ministren Evis Kushi të reagojë publikisht përmes një postimi në rrrjetet sociale duke përgenjështruar lajmet se autoritetet shteterore nuk kishin lëvruar shpërblimin financiar drejt Briken Caljes.

 

Kushi publikoi madje edhe vendimin e qeverisë të datës 21 prill ku është miratuar shpërblimi për peshengritesin dhe trajnerin e tij.

 

Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Për informim të opinionit publik, po ju publikoj urdhërat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian.Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, shkruan Ministrja.

 

Sipas Ministres Kushi, pasi këtij vendimi,  është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve.

 

 

I bëj thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara.

Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë pa u ndalur sportistët tanë elitarë dhe zhvillimin e sportit në tërësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *