E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Borrell takon Kurtin në Paris: Të vijojë dialogu Prishtinë-Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në forumin e paqes në Paris.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale twitter, zyrtari i lartë i Brukselit ka sqaruar se me kreun e qeverisë së Kosovës diskutuan bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit si dhe nevojën për  një progres të dukshëm në dialogun Prishtinë-Beograd.

 

Reklamë

“Ne folëm  për integrimin evropian, diskutuam për takimin e radhës të këshillit për punë të jashtme për ballkanin perëndimor si dhe angazhimin e rëndësishëm bilateral”.- shkruan Borrell në postimin e tij.

 

Më 16 nëntor, dy delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për të vazhduar dialogun në nivelin teknik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë