Subscribe

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov është shprehur optimist se përmes diplomacisë dhe mirëkuptimit do ti hapet rrugë zgjidhjes së mosmarëveshjeve me Shkupin. Gjatë takimit në aeropotin e Sofjes, me ministrin e Jashtëm të Maqedonsië së Veriut, Bujar Osmani, kreu i ekzekutivit bullgar garantoi se nuk do të pengohet rruga e integrimit në bllokun europian, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

BOJKO BORISOV

KRYEMINISTER I BULLGARISE

“Rruga e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në Bashkimin Europian nuk mund të vonohet, kështu që dallimet mes Sofjes dhe Shkupit duhet të zgjidhen. Heronjtë që vdiqën për liri nuk mund të jenë një temë për të na ndarë sepse ëndrra e tyre më e madhe ishte që të ishin së bashku dhe për këtë ata dhanë jetën e tyre.”

 

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kërkoi që të përshpejtohen bisedimet dhe të ketë progres konkret në zgjidhjen e cështjeve të mbetura pezull.

 

BUJAR OSMANI

MINISTER I JASHTEM, MAQEDONI E VERIUT

“Ne kemi rënë dakord për planin e veprimit, nevojitet vetëm një raport nga Komisioni për Çështjet Historike. Komisioni ndërqeveritar duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur, për të thënë se sa shumë është bërë vitin e kaluar, aq sa do të bëjmë vitin e ardhshëm. Nëse besimi rikthehet, mendoj se do të jetë më e lehtë për ne të diskutojmë të gjitha çështjet e tjera në të cilat kemi dallime.”

 

Në nëntor të vitit të kaluar, Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE, duke e kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, kombësinë dhe personalitetet historike.Shkupi ka shprehur gatishmërinë për bisedime, por jo për çështjet që ka ngritur Bullgaria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *